Sport

Zico: Brazili duhet të ndryshojë ndaj ekipeve evropiane

Legjenda e futbollit, Zicxo, beson se Brazili duhet ta ndryshojë qasjen kur luan kundër skuadrave evropiane në mënyrë që të ketë shansin ta fitojë Kupën e Botës vitin tjetër.

Brazili e ka siguruar biletën për në Katar pasi mposhti Kolumbinë 1:0 në muajin e kaluar.

Ky rezultat ka bërë që Brazili të ketë 11-të fitore rresht në shtëpi në kualifikime, e që është rekord i skuadrave në Amerikën e Jugut.

Ndërkohë, ishte fitorja e 10-të e njëpasnjëshme në kualifikime, pa pranuar gol, e që është një tjetër rekord.

Por, 68-vjeçari Zico, i cili luajti në Kupën e Botës 1978, 1982 dhe 1986, ka nënvizuar se skuadrat evropiane do të jenë kundërshtare shumë më të vështira për Brazilin që e synon titullin e gjashtë të Botës.

Herën e fundit kur Brazili e fitoi Kupën e Botës ishte viti 2002 në Japoni. Zico ka luajtur për Kashima Antlers në fillim të J Leagues japoneze, dhe e shënoi golin e tij të fundit në karrierën si profesionist në qershor të vitit 1994.

Zico po ashtu e drejtoi Japoninë në Kupën e Botës 2006 dhe ka dhënë kontribut të madh tek Antlersi.

Antlers është skuadra më e suksesshme japoneze me tetë tituj, ndërsa në vitin 2018 e ka fituar edhe Ligën e Kampionëve të organizuar nga Konfederata Aziatike e Futbollit.