Sport

Fernandes: Ronaldo po përmirësohet ende

Mesfushori i Manchester Unitedit, Bruno Fernandes ka folur pas ndeshjes me Arsenalin për shifrën prej 801 golave që e ka arritur Cristiano Ronaldo.

“E pabesueshme”, ka thënë Fernandes për “Amazon”.

“Ne të gjithë e dimë se ai përmirësohet nga ndeshja në ndeshje, nga viti në vit. Ai dëshiron të mbetet më i miri dhe këtë e ka bërë. Ai di si të motivojë veten”, ka theksuar Fernandes.