Trajneri Andriy Shevchenko tha se ekipi tij Genoa duhet të jetë shumë i kujdesshëm ndaj Milanit. Por, ka shtuar se do të bëjë gjithçka për ta vënë në vështirësi Milanin.
Shevchenko të mërkurën do të ketë përballje emocionale kundër ish-klubit të tij.
“Unë sigurisht që do të jem i emocionuar, por tani po përpiqem të bllokoj emocionet e mia”, ka thënë Shevchenko në konferencën për media. “Unë jam profesionist dhe u kam premtuar tifozëve në Genoa se do të bëj më të mirën për ta. Do të bëj gjithçka që mundem për ta vënën Milanin në vështirësi”.
Trajneri 45-vjeçar për Milanin ka luajtur në dy periudha, 1999-2006 dhe 2008-2009. Te Milani vlerësohet legjendë e klubit.