Sport

Profesori gjerman i futbollit pritet ta ndryshojë fytyrën e Unitedit

 

Si pionier i një loje presioni me intensitet të lartë, të pranuar gjerësisht në të gjithë Gjermaninë, Ralf Rangnick ishte një frymëzim për trajnerët si Jurgen Klopp dhe Thomas Tuchel, të cilët kanë vazhduar të jenë të suksesshëm në dy nga ekipet më të mëdha të futbollit të Anglisë. Në moshën 63-vjeçare, Rangnick po shkon vetë në futbollin anglez, i gatshëm të përballet me bashkatdhetarët e tij si trajner i klubit më madhështor.

Trajneri i nderuar gjerman u punësua të hënën për të drejtuar Manchester Unitedin deri në fund të edicionit, një emërim që ka të ngjarë të ndryshojë stilin e lojës dhe strukturën e menaxhimit të një gjiganti të Premier League që kërkon të kthehet në krye të futbollit anglez pas gati një dekade të pasuksesshme.