Sulmuesi polak i Bayernit, Robert Lewandowski ka uruar Lionel Messin për çmimin Topi i Artë.
Ka shumë tifozë të futbollit që vlerësojnë se Lewa është dashur të shpallet më i miri. Por Topi i Artë për herë të shtatë ka shkuar te argjentinasi Messi.
“Urime për Lionel Messin dhe Alexia Putellas, fituesit e Ballon d’Or 2021. Urime edhe për të nominuarit e tjerë. Unë kam fituar çmimin Sulmuesi Më i Mirë i Vitit. Asnjë lojtar nuk mund të fitoj çmim individual pa ekip të fortë dhe tifozë lojalë prapa tij. Faleminderit për përkrahjen”, ka shkruar Lewandowski në Twitter.