Sport

Me flamuj të Serbisë e këngë nacionaliste nisi liga ilegale e “Kosovës dhe Metohisë” në futsall

 

Në ditën kur të gjithë shqiptarët kanë festuar Ditën e Flamurit, në veri të Kosovës është bërë edhe një shkelje ndaj integritetit të shtetit. Të dielën ka nisur edhe një ligë ilegale sportive, përkatësisht një garë që është nën ombrellën e sistemit sportiv të Serbisë.

Në sallën e sportit, në pjesën veriore të Mitrovicës, janë luajtur ndeshjet e xhiros së parë të ligës së ashtuquajtur të “Kosovës e Metohisë” në futsall. Ndeshjet dhe ligën e organizon e ashtuquajtura “Federatë e Futbollit e Kosovës e Metohisë” që ka shtrirje në territorin e Kosovës, ndonëse jo të ligjshme.