Sport

Dumfries do të largohet nga Interi

Descriptive Text

Mbrojtësi i krahut të djathtë, holandezi Denzel Dumfries do të largohet nga skuadra e Interit gjatë afatit kalimtar të janarit.

Mediumet italiane kanë njoftuar të hënën se Dumfries nuk ka bindur me paraqitjet e tij dhe për këtë arsye do të largohet.

Dumfries iu bashkua Interit para fillimit të këtij edicioni nga PSV Eindhoveni për ta zëvendësuar Achraf Hakimin, por tek ekipi italian nuk janë të kënaqur me paraqitjet e tij.

Për ta lënë të lirë holandezin, Interi po kërkon rreth 20 milionë euro dëmshpërblim. Këtë sezon, Dumfries ka 15 paraqitje dhe tri asistime në të gjitha garat.

25-vjeçari ka kontratë me ekipin italian deri në vitin 2025.