Sport

Në festën e shqiptarëve, lojtarja e Bundesligës flet për duelin Kosovë – Shqipëri

 

Nuk ka pasur kohë për festë në përfaqësuesen e Kosovës në futboll (femrat), të dielën. Në Ditën e Flamurit, futbollistet e Kosovës kanë vizituar Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz dhe kanë vazhduar përgatitjet për ndeshjen e ardhshme. Bëhet fjalë për një ndeshje të veçantë dhe emocionale njëkohësisht.

Të martën prej orës 16:00, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, përballen Kosova e Shqipëria. Pra dy ditë pas festës, futbollistet shqiptare të Kosovës e Shqipërisë dalin në fushë për t’u përballur mes vete. Nuk është lojë që të gjithë e duan, por shorti ka vendosur që dy përfaqësueset shqiptare të jenë në një grup dhe tani të dyja kërkojnë fitoren.