Sport

Besa në epërsi pas pjesës së parë

Besa Famgas po udhëheq me pesë gola dallim në ndeshjen ndaj Potaissa Turda. Takimi në “Karagaçi” është i pari i raundit të tretë të Kupës Evropiane në hendboll. Rezultati pas 30 minutave lojë është 19:14 për skuadrën pejane.

Besa e ka nisur më mirë ndeshjen dhe ka krijuar epërsi të lartë që në nismë. Por ndërkohë ka pasur telashe dhe rumunët janë kthyer në lojë.

Potaissa Turda është prej skuadrave të mëdha rumune. Ka fituar nivelin e tretë evropian në vitin 2018.