Sport

Paqarada regjistron gol e asistim por lëndohet e zëvendësohet

Leart Paqarada ka shënuar gol e asistim por ka qenë i pafat.

Futbollisti nga Kosova asistoi në minutën e tretë për Guido Burgstaller në golin e avantazhit të St. Paulit në udhëtim te Nurnbergu.

Golin e realizoi në minutën e 10-të, pasi u asistua nga Burgstaller.

Mbrojtësi i krahut të majtë mori një goditje dhe u desh të zëvendësohej në minutën e 27-të.

St. Pauli po fiton në udhëtim te Nurnbergu pas pjesës së parë, 2:1, në kuadër të xhiros së 15-të në Bundesliga 2.