Sport

Pakënaqësitë për ndarjen e parave për Ringjallje Ekonomike do të shprehen edhe në protesta

 

Vazhdon të ketë pakënaqësi për mënyrën se si Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka ndarë paratë e Pakos së Ringjalljes Ekonomike nga fusha e sportit. MKRS-ja fillimisht njoftoi për ndarjen e 1,9 milionë eurove në emër të ringjalljes ekonomike për federata, klube e organizata joqeveritare. Por, pas reagimeve të shumta, projekt-propozimet e klubeve dhe organizatave joqeveritare shkuan në rivlerësim. Për federatat sportive të vendit nuk kishte rivlerësim.

Në fillim të javës është publikuar lista preliminare e projekt-propozimeve përfituese në fushën e sportit nga pakoja e Ringjalljes Ekonomike. Dhe pakënaqësi të tjera janë shfaqur. Ka pasur komente publike që kanë akuzuar zyrtarë të MKRS-së për favorizim për klube të caktuara.