Sport

Edhe një rezultat dëshpërues, Shqipëria humb 7:0 nga Norvegjia

 

Futbollistet e Shqipërisë nuk ia kanë dalë të bëjnë thuajse fare rezistencë në ndeshjen ndaj Norvegjisë. Të enjten mbrëma në Tiranë, Shqipëria humbi thellë, 7:0, nga Norvegjia. Norvegjezët shënuan golin e parë në minutën e 23-të dhe vazhduan me gola të tjerë deri në fund.

Ndeshja i takoi Grupit F të kualifikimeve evropiane për Botërorin 2023 të futbollisteve. Një humbje 7:0, Shqipëria e kishte pësuar edhe nga Belgjika.