Sport

Roma përgatit kontratë të re për Veretout

Veretou, roma, futboll, serie a

Roma do t’i ofrojë Jordan Veretout një kontratë të re, raporton të enjten “tuttomercatoweb”.

Ai me Romën ka kontratë deri në verën e vitit 2024, por shpreson të qëndrojë edhe më gjatë.

Ai para gazetarëve ka thënë se menaxheri i tij është në bisedime me klubin.

“Unë dua të qëndroj. Menaxheri im është në kontakt me drejtorin dhe klubi e di se çfarë duhet të bëj”, ka thënë Veretout.