Sport

Nuk ka gola në pjesën e parë në derbin e Gjilanit

Është mbyllur pa gola pjesa e parë në ndeshjen derbi të xhiros së 15 në Superligën e Kosovës në futboll, ndërmjet Gjilanit dhe Dritës.

Gjatë 45 minutave të para, asnjëra prej skuadrave nuk patën ndonjë rast konkret shënimi. Megjithatë, në minutën e fundit të pjesës së parë, mesfushori Rron Broja i Dritës nuk reagoi si duhet para portës së portierit të Gjilanit, Enea Koliçit.

Si Gjilani ashtu edhe Drita, aktualisht kanë pikë të barabarta dhe renditen në dy pozitat e para në tabelë.