Sport

Ndombele do të largohet nga Tottenhami

Mesfushori francez Tanguy Ndombele do të largohet nga Tottenhami në afatin kalimtar të janarit.

Bëhet e ditur se trajneri i Tottenhamit, Antonio Conte, ka aprovuar largimin e tij pasi Ndombele nuk përshtatet në sistemin e tij të lojës.

Për ta lënë të lirë 24-vjeçarin, Tottenhami po kërkon rreth 30 milionë euro.

Ndombele këtë edicion ka 11 ndeshje dhe dy gola të shënuar, ndërsa me Tottenhamin ka kontratë deri në vitin 2025.

Ai iu pat bashkuar Tottenhamit nga Lyoni për 65 milionë euro në vitin 2019.