Sport

Milani shpreson në kalimin e grupit pas fitores në Madrid

Milani e ka shënuar fitoren e parë pas pesë xhirove të këtij edicioni në Ligën e Kampionëve. “Rossonerët” të mërkurën mbrëma fituan në udhëtimin e vështirë tek Atletico Madridi me rezultatin minimal, 1:0.

Golin e vetëm në ballafaqimin që deri në minutën e 87-të ishte pa gola, e shënoi sulmuesi 30-vjeçari Junior Messias që u asistua nga mesfushori Franck Kessie.

Milani në Grupin B ka katër pikë dhe renditet në vendin e tretë. Në vendin e fundit është Atletico Madridi që ka po aq pikë, por ka goldallim më të dobët. Me këtë fitore, Milani hyn seriozisht në garë për ta kaluar fazën e grupeve.

https://streamff.com/v/61f4c7