Sport

Hendboll, Besa Famgas fiton thellë derbin

Besa Famgas nuk ka pasur telashe për ta fituar derbin e xhiros së dhjetë të Superligës së Kosovës në hendboll. Të dielën mbrëma në Pejë, Besa fitoi ndaj Prishtinës me shifrat 34:22. Pejanët nisën herët shkëputjen dhe herët vendosën fatin e fituesit. Egzon Gjuka e Balsha Raçiq ishin më efikasët me nga gjashtë gola. Te Prishtina u dallua Vlerson Zherka me 7 gola.

Besa ka fituar nëntë ndeshjet e deritashme dhe udhëheq në tabelë me 18 pikë. Prishtina është e treta me 14 pikë.

Dukshëm më interesante ishin ndeshjet në Gjakovë e Deçan. Në Gjakovë, Trepça fitoi ndaj Vëllaznimit me shifrat 32:28. Ndërsa Rahoveci e mposhti në udhëtim Deçanin me shifrat 31:29. Trepça është e dyta në tabelë me 16 pikë.