Sport

Kosova mposhtet në gjysmëfinale të Botërorit të Esports, ka edhe një rast për të arritur finalen

Përfaqësuesja e Kosovës ka pësuar humbje 2:1 nga Çekia në lojën Dota2, në kuadër të Botërorit të ESports që po mbahet në Izrael.

Ndonëse Kosova ishte duke kryesor 1:0, Çekia u kthye dhe fitoi dy lojë rresht duke kaluar në finale. Por Kosova e ka edhe një rast për të arritur në finalen e madhe e për të luajtur kundër Çekisë.

Kosova në përballjen e radhës pritet të përballet me fituesin e duelit Suedi – Izrael, e nëse e mposht atëherë kalon në finale kundër Çekisë.

Botërori organizohet nga Federata Ndërkombëtare e ESports (IESF), që është një nga shumë federata botërore të sporteve elektronike.

Në CS:GO, ekipi i Kosovës përfundoi në vend të pestë.