Sport

Kosova siguron një medalje në Botërorin e Esports

Kosova ka siguruar së paku një medalje të bronztë në Botërorin e Esports që po mbahet në Izrael.

Në çerekfinale Kosova mposhti në Dota 2, 2:1 me lojë Hungarinë, duke kaluar kështu në gjysmëfinale dhe siguruar së paku vend në Top 3.

Në gjysmëfinale të enjten do të përballet me Çekinë.

Ndërkohë në CS: GO, Kosova pësoi 2:0 nga Maqedonia e Veriut në çerekfinale, dhe në repesazh po luan aktualisht me Ukrainën.