Sport

Pas kualifikimit në Botëror, futbollistët serbë festojnë me mesazhe politiko-nacionaliste

Përfaqësuesja e Serbisë në futboll arriti të siguronte kualifikimin në Botërorin “Katari 2022”, pasi mposhti Portugalinë në minutat e fundit.

Kjo bëri që të kishte festë nga futbollistët serbë në Lisbonë. Por festa nuk ishte vetëm brenda kornizave sportive.

Pas ndeshjes, tre futbollistë serbë Filip Kostiq, Stefan Mitroviq dhe Dusan Vlahoviq. pozuan me mesazhe politiko-nacionaliste, duke ngritur tre gishtat. Përveç kësaj, ata kishin veshur një fanellë që përmbante mesazhe nacionaliste, dhe ku Kosova paraqitej si pjesë e Serbisë.

Meqë sipas rregulloreve të UEFA-s dhe FIFA-s, mesazhet politike apo nacionaliste janë të ndaluara, pritet që të merren masa ndaj futbollistëve serbë që nxitën reagime të shumta në rrjetet sociale.