Sport

Southgate: Pjesa e parë ishte fantastike

Përzgjedhësi i Anglisë, Gareth Southgate, ka vlerësuar se lojtarët e tij kishin paraqitje fantastike në pjesën e parë të ndeshjes ndaj Shqipërisë.

Anglia shënoi pesë gola në pjesën e parë dhe në fund fitoi 5:0.

“Pjesa e parë ishte fantastike. Ne luajmë më së miri kur jemi në epërsi. Ndaj Hungarisë nuk kemi prodhuar atë që është dashur, por sot luajtëm ndeshjen që thuajse na kualifikon;. Mendoj se Harry Kane pa pasur paraqitje brilante në qendër të sulmit. Ka mbajtur topin, ka shërbyer të tjerët”, ka thënë Southgate.

Ai natyrisht është pyetur nëse do të vazhdojë kontratën me Federatën Angleze.

“Na duhet një pikë për t’u kualifikuar dhe do të ishte gabim të dërgoj vëmendjen diku tjetër. Është irelevante për mua. Kam kontratë, kam përkrahje dhe fokusi im është vetëm të siguroj kualifikimin”, ka theksuar Southgate.