Sport

Anglezi Abraham, sulmuesi më i pafat në Serie A

Sulmuesi Tammy Abraham ka shënuar pesë gola në 17 ndeshje për Romën këtë sezon në të gjitha garat, por kjo shifër do të ishte shumë më e lartë nëse anglezi nuk do ta kishte qëlluar shtyllën shtatë herë.

Mediumet italiane, kanë shkruar se Abraham është sulmuesi më i pafat këtë edicion në Serie A, pasi katër herë e ka qëlluar shtyllën në ndeshjet kampionale, kurse edhe tri herë tjera në ato të Ligës së Konferencës.

Abraham iu bashkua Romës para fillimit të këtij sezoni nga Chelsea për 40 milionë euro dhe me ekipin italian ka kontratë deri në verën e vitit 2026.