Sport

Rrahmani i pazëvendësueshëm në fitoren e Napolit

 

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, ishte titullar edhe në një tjetër duel me skuadrën e Napolit.

Qendërmbrojtësi e kompletoi ndeshjen e xhiros së 10-të në Serie A të Italisë. Napoli të enjten në mbrëmje fitoi ndaj Bolognas me rezultatin 3:0 dhe mbetet në krye të tabelës me 28 pikë aq sa ka edhe Milani, por e ka goldallimin më të mirë.