Christian Pulishiq është kthyer në stërvitje me shokët tjerë te skuadra e Chelseat.
Chelsea në vikend do të luajë në shtëpi te Newcastle, skuadër ende pa fitore në Premier League.
23-vjeçari Pulishiq nuk ka luajtur me Chelsean që prej 14 gushtit kur shënoi në fitoren 3:0 të Chelseat kundër Crystal Palacet, në ndeshjen e parë të ligës në edicionin e ri.
Amerikani e lëndoi rëndë nyjën e këmbës në muajin shtator gjatë detyrës me shtetin e tij.
Është lëndimi i gjashtë i rëndë i pësuar nga ai në dy vjet, prejse iu bashkua “bluve të Londrës”.
Lajmin për rikthimin e tij e ka bërë të ditur skuadra e Chelseat që ka publikuar një fotografi të tij, N’Golo Kantes, Andreas Christensenit dhe Cesar Azpilicuetas.
Lideri i Premier Leagues luan në “St. James’ Park” të shtunën nga ora 16:00.