Sport

Selmani i rikthehet stërvitjeve pas tronditjes në kokë që mori

Sulmuesi i Kosovës, Astrit Selmani i është kthyer stërvitjeve te klubi suedez Hammarby pas lëndimit që mori në kokë disa ditë më parë.

Selmani ka marrë lëndim të kokës katër ditë më parë në fitopren 4:3 të Hammarbyt ndaj Oestersdunsit. Ai u zëvendësua pas 40 minutave lojë.

“Pas disa ditëve pushim, Astriti sërish është ngritur në këmbë. Duke marrë parasysh rrethanat, ai është mirë pas tronditjes”, ka shkruar Hamarby.