Kampioni në fuqi i Italisë, Interi, ka shënuar tjetër fitore në Itali.
“Nerazzurrët” të mërkurën në mbrëmje dominuan në duelin kundër Empolit, dhe e fituan atë me rezultatin 2:0.
Ndeshja i takoi xhiros së 10-të në Serie A.
Danilo D’Ambrosio në minutën e 34-t dhe Federico Dimarco në minutën e 67-të, shënuan për Interin.
Vendësit prej minutës së 52-të luajtën me një lojtar më pak në fushë pasi me të kuq u ndëshkua mesfushori Samuele Ricci.
Te skuadra e Empolit, Ardian Ismajli ishte titullar dhe e kompletoi ndeshjen, ndërsa Nedim Bajrami u zëvendësua në minutën e 57-të. Kristjan Asllani u inkuadrua në lojë në minutën e 68-të, kurse portieri i Kosovës, Samir Ujkani, ishte në stol.
Skuadra e Simone Inzaghit renditet në vendin e tretë me 21 pikë, kurse Empoli mbetet në pozitën e 10-të, me 12-të pikë.