Sport

Raiola do të takohet me krerët e Juventusit për Pogban e Romagnolin

 

Agjenti Mino Raiola do të takohet zyrtarisht me krerët e Juventusit muajin e ardhshëm për të diskutuar rreth klientëve të tij, mesfushorit Paul Pogba dhe qendërmbrojtësit Alessio Romagnoli, kanë raportuar mediumet italiane të martën.

Si Pogba ashtu edhe Romagnoli, në fund të këtij sezoni do të mbeten futbollistë të lirë dhe Juventusi është i interesuar në transferimin e tyre. Pogba ka refuzuar rinovimin e kontratës me Manchester Unitedit, ndërsa të njëjtën gjë e ka bërë edhe Romagnoli që po dëshiron të largohet nga skuadra e Milanit. Të dy, po shihen si përforcime të mëdha të Juventusi për sezonin e ardhshëm pasi pëlqehen edhe nga trajneri Massimiliano Allegri.