Sport

Superkupa e Italisë do të luhet në “San Siro”

Ndeshja e Superkupës e Italisë mund të zhvendoset në stadiumin “San Siro” dhe do të zhvillohet më 5 janar.

Mediat italiane kanë bërë të ditur se drejtuesit e Federatës së Futbollit të Italisë janë duke planifikuar që të anulojnë këtë ndeshje, e cila është parashikuar të mbahet në Arabinë Saudite.

Në Superkupë do të takohen Interi dhe Juventusi.

Drejtuesit e federatës së futbollit italian kanë ende një kontratë për të luajtur të paktën ndeshje në Arabinë Saudite, por pati një mosmarrëveshje rreth planifikimit.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, është vendosur që ndeshja do të luhet tani në “San Siro” në vend të 5 janarit 2022.