Sport

Henry thotë se Messi është i izoluar te PSG-ja

Foto: AP
 

Ish-sulmuesi i Barcelonës, francezi Thierry Henry është i bindur se Lionel Messi ka një problem të madh te Paris Saint-Germaini pasi ende nuk ka shënuar gol në kampionat. Messi po luan rregullisht kohët e fundit te PSG-ja, por në katër ndeshje kampionale nuk ka realizuar gol. Në fakt, ai ka tre gola të shënuar në Ligën e Kampionëve dhe në total për ekipin francez ka regjistruar shtatë paraqitje deri më tani në të gjitha garat.

“Messi është i izoluar te Barcelona dhe nuk po e prek topin shumë. Unë nuk po them se ai nuk është i lumtur në ekipin e ri, por thjeshtë nuk po e prek topin. Ai duhet të luajë në mes pasi nuk mund ta bëjë dallimin nga krahu i majtë. Nëse luan në mes, ai mund t’i jap ritëm lojës së Parisit dhe kjo është mënyra më e mirë që Messi mund të përshtatet në sulm me Neymarin dhe Mbappen”, ka thënë Henry.