Milani është në fazën e fundit të bisedimeve me mbrojtësin Simon Kajer për vazhdimin e kontratës.
Mediat italiane kanë bërë të ditur të hënën se lojtari ka arritur marrëveshje personale për të vazhduar kontratën me “Rossonerët”.
Kajer do të nënshkruajë kontratë njëvjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër. Mbrojtësi danez do të fitojë rreth 1.5 milionë euro në edicion.
32-vjeçari është pjesë e Milanit që nga viti 2020, kur u transferua nga Sevilla. Kontrata aktuale i skadon verën e ardhshme.