Sport

Barcelona vendos për Koemanin

Foto: Reuters

Ronald Koeman nuk është në rrezik të shkarkohet pavarësisht humbjes së Barcelonës nga Real Madridi, megjithëse tri ndeshjet e ardhshme do të jenë vendimtare për të ardhmen e tij.

E përditshmja spanjolle “Marca” raporton se drejtuesit e klubit të Barçës, edhe pse e zhgënjyer me rezultatin, i besojnë trajnerit holandez.

Megjithatë, nëse Koeman nuk arrin të sigurojë rezultate pozitive nga ndeshjet kundër Rayo Vallecano, Alaves dhe Dynamo Kiev në javët e ardhshme, pozicioni i tij do të bëhet gjithnjë e më i pasigurt.