Sport

Besa Famgas përballet me ekipin e fortë nga Rumania në raundin e tretë

Kampionia e Kosovës në hendboll, Besa Famgas ka mësuar kundërshtarin me të cilin do të përballet në raundin e tretë të Kupës Evropës.

Në raundin e tretë, Besa do të përballet me ekipin nga Rumania, AHC Potaissa Turda. Shorti është hedhur në Vjenë.

Ndeshja e parë e këtij raundi do të luhet në Pejë, ndërsa e kthimit në Rumani. Ndeshjet e para të raundit të tretë do të luhen më 27/28 nëntor kurse duelet e kthimit pas një jave. Besa është skuadra e vetme kosovare që paraqitet në raundin e tretë, pasi në të dytin e eliminoj Borcin e Banjallukës. Ekipi nga Rumania nuk shihet aspak kundërshtar i lehtë pasi ishte në vazon e parë. AHC Potaissa Turda në edicionin 2017/18 ka triumfuar në EHF Challenge Cup kurse një sezon më herët doli nënkampione. Në sezonin në të cilin e fitoi titullin në EHF Challenge Cup, AHC Potaissa Turda në raundin e tretë e pati eliminuar skuadrën e Trepçës.