Sport

Gjendja e Astrit Selmanit është e mirë, pritet t’i kthehet stërvitjeve pas pak ditëve

Descriptive Text

Astrit Selmani e ka pësuar një tronditje në kokë nga një përplasje që e kishte lënë shkurtimisht pa ndjenja në fushë të dielën dhe si pasojë do t’i duhen disa ditë pushim para se të rikthehet në stërvitje, ka njoftuar klubi i sulmuesit kosovar Hammarbay.

Ylli kosovar u dërguar urgjentisht në spital, pasi i kishte humbur ndjenjat për disa çaste në fitoren ekipit të tij Hammarby kundër Ostersunds të dielën, pas një përplasje me kundërshtarin.

24-vjeçari kishte vetullën e çarë në momentin pas përplasjes dhe pësoi tronditje në kokë, por u intervenua shpejt që të kthehej në normale përgjatë kohës sa ishte në fushë.

“Astriti i ka kryer ekzaminimet në spital, të cilat janë normale në raste të tilla. Ai e ka pësuar një tronditje si pasojë e përplasjes me kundërshtarin në fushë. Atij i është qepur vetulla dhe nuk ka ndonjë lëndim tjetër. Disa ditë pushim dhe Astriti mund t’iu kthehet stërvitjeve”, thuhet në njoftimin e Hammarbyt në Twitter.

Hammarby po humbiste 2:3 kur Astriti u bart jashtë fushës, por ia doli të fitojë 4:3 në fund për t’u ngjitur në vendin e katërt në tabelën Allsvenskan me 40 pikë, shtatë më pak se lideri Djurgarden dhe pesë më pak se Malmo e vendit të tretë, pozitë kjo që dërgon në garat evropiane.

Selmani i ka bërë 23 paraqitje në ligë për Hammarbyn deri tani këtë sezon, duke kontribuar me katër gola dhe gjashtë asiste, ndërsa në tetor debutoi zyrtarisht me fanellën e Kosovës.