Sport

Vetëm 200 shikues në ndeshjen e Besës me Borcin

Vetëm 200 shikues do të lejohen në ndeshjen e Kupës Evropiane në hendboll mes Besa Famgas dhe Borcit të Banjallukës. Ndeshja luhet prej orës 18:00 në palestrën “Karagaçi” në Pejë. Besa vetëm pak më shumë se një orë para fillimit të takimit ka njoftuar se sa tifozë lejohen.

Ndeshjen e parë të luajtur të dielën e kaluar në Banjallukë, Borci e kishte fituar me 28:25. Ka pasur fyerje ndaj shqiptarëve gjatë tërë takimit nga tifozët serbë.

Për ndeshjen në Pejë interesimi është i madh, por numri i shikuesve do të jetë i kufizuar.

“Për fat të keq këta 60 minuta do të jemi të hendikepuar pa përkrahjen e plotë të tifozëve. Përkundër takimeve të shumta dhe kërkesave të përditshme për të na lejuar numër më të madh të tifozëve, kemi hasur në vesh të shurdhër. Për fat të keq në palestër do të jenë prezent vetëm 200 persona”, ka noftuar Besa Famgas.