Sport

Greqia tregon arsyet pse iu ndaloi hyrjen karateistëve nga Kosova

Disa karateistëve kosovarë i është ndaluar hyrja në Greqi nga Maqedonia e Veriut. Ata po planifikonin të merrnin pjesë në Kampionatin Mesdhetar në Qipro.

Delegacioni i Kosovës ishte përbërë nga 40 pjesëmarrës, përfshirë këtu edhe stafin teknik.

Zyra Ndërlidhëse e Greqisë në Prishtinë, ka treguar arsyet prapa ndalesës. Nga Zyra është thënë se disa anëtarë të delegacionit nuk ishin fare të pajisur me viza Shengen që nevojiten për futje në Greqi.

“Disa karateistë të Kosovës nuk kishin vizë shengen për të udhëtuar në Greqi në mënyrë që të udhëtojnë nga aty për në Qipro. Sa i përket raportimit të disa mediave, Zyra Ndërlidhëse e Greqisë në Prishtinë dëshiron të cekë se dje një ekip i karateistëve kosovarë u fut në Greqi nëpërmjet rrugës nga Maqedonia e Veriut, në mënyrë që me fluturim të shkonte në Qipro për të marrë pjesë në Kampionatin Mesdhentar të Karatesë në Limassol. Mirëpo disa sportisëve nga i njëjti grup iu mohua hyrja në Greqi pasi nuk kishin (nuk kishin kërkuar për të aplikuar për) vizë greke/Shengen. Gjithë karateistët që kishin, apo të cilët nuk kishin nevojë, një vizë, u futën në Greqi pa telashe. Ne besojmë se ngjarjet ndërkombëtare sportive, në një shpirt pozitiv sportiv, janë mundësi e mirë për të bashkuar njerëzit në rajonin tonë dhe nëpër botë. Shumë sportistë kosovarë nga sporte të ndryshme kohë pas kohe janë mirëpritur në Greqi në shumë ngjarje sportive”, thuhet nga Zyra Ndërlidhëse.