Sport

Dita e super ndeshjeve, nga “El Clasico” tek United - Liverpool

 

Për futbolldashësit një të diel si kjo, vështirë se do ta gjejnë , pasi fati si në një rastësi hyjnore sjell mundësinë për të parë në një ditë të vetme, klasiket më të mëdha të kontinentit.

Në Barcelonë luhet “El Clasico” Barcelona-Real Madrid. Përballja më e ndjekur e gjithë globit, në sfidën mes gjigantëve iberike, tanimë pa Messin e Ronaldon, por me të njëjtin status, si sfida që bashkon rivalitetin dhe virtuozitetin maksimal të futbollit. Barcelona e Koeman që në “Camp Nou” me një moto të ngjashme si ajo e “No Pasaran”, kërkon të pengojë hegjemoninë e re që po tentojnë të ngrenë Los Blancos. Futbolli i ngritur në një vepër arti, vjen me El Clasicon në orën 16:15.