Sport

Xhemaili shënon gol në derbin e Zuerichut

Mesfushori Blerim Xhemaili ka shënuar gol të shtunën mbrëma në derbin e Zuerichut. Grasshopperi e Zuerichu luajtën 3:3, në kuadër të javës së 11-të të Superligës së Zvicrës në futboll.

Xhemaili shënoi për 2:0 në të mirë të Zuerichut në minutën e dhjetë. Por më pas Grasshopperi shënoi tre gola. Rezultati në 3:3 u barazua në minutën e 66-të.

Ermir Lenjani startoi te Grasshopperi, ndërsa luajti edhe Shkëlqim Demhasaj.

Fidan Aliti, Bledian Krasniqi, Blerim Xhemaili e Mirlind Kryeziu startuan te Zuerichu. Zuerichu është i treti me 21 pikë, ndërsa Grasshopperi mban vendin e katërt me 14 pikë.