Manchester City e ka shënuar fitoren e radhës në Premier League, duke mposhtur 4:1 në udhëtim Brightonin.
Skuadra e Pep Guardioles vulosi gjithçka në pjesën e parë. Ilkay Gundogan (13’) dhe Phil Foden (28’ 31’) realizuan në këtë pjesëlojë.
pavarësisht lojës së mirë që dhuroi në fushë, arriti të realizonte vetëm një gol përmes Alexis Mac Allister (80’) nga penalltia.
Riyad Mahrez në minutat e fundit vulosi rezultatin përfundimtar të ndeshjes.
Me këtë fitore,City ngjitet në vendin e dytë me 20 pikë, kurse Brightoni me 15 mban pozitën e katërt.