Sport

Përmbysje e madhe e Lyonit për fitoren e tretë

 

Lyoni ka vazhduar me fitore në fazën e grupeve të Ligës së Evropës. Të enjten mbrëma Lyoni fitoi 4:3 në udhëtim ndaj Sparta Pragës.

Lukas Haraslin shënoi dy gola për Spartën në fazën fillesatre të takimit. Por ekipi francez nuk u zbraps. Për 2:1 shënoi Karl Toko Ekambi në minutën e 42-të. Houssem Aouar shënoi për 2:2 në minutën e 53-të. Për 3:2 në të mirë të Lyonit shënoi Lucas Paqueta në minutën e 63-të. Në minutën e 88-të, Ekambi realizoi edhe një gol tjetër për rezultatin 4:2. Golin e fundit e shënoi Ladislav Krejçi i Sparta Pragës në minutën e 96-të.