Sport

Dinamo pëson në Vjenë

Dinamo e Zagrebit ka mbetur pa pikë nga udhëtimi në Vjenë.

Të enjten mbrëma në kuadër të grupit G të Ligës së Evropës, skuadra kroate pësoi 2:1 nga Rapidi i Vjenës.

Që në minutën e nëntë Rapidi kaloi në epërsi me golin e Marco Gruell. Mislav Orshiq barazoi shifrat në minutën e 24-t, ndërsa gol tjetër për austriakët shënoi Maximilian Hofmann në minutën e 34-t.

Dinamo bie në vendin e fundit në grup me tri pikë, sa i ka Rapidi në vendin e tretë.