Sport

Arteta pohon se Lacazette mund të mbetet tek Arsenali

Alexandre Lacazette mund të mbetet tek Arsenali. Francezit mund t’i ofrohet kontratë e re nga drejtuesit e klubit londinez. Lajmin e ka bërë të ditur trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta. Sipas tij, çdo gjë është e mundur që Lacezette të mbetet pjesë e ekipit që ai drejton.

Sulmuesit 30-vjeçar i skadon kontrata me Arsenalin në fund të sezonit. Nëse nuk arrin marrëveshje për vazhdimin e kontratës, atëherë mund të largohet si lojtar i lirë dhe qysh në janar mund të nis negociatat me klubet tjera. Për Lacazetten kanë shprehur interesim disa klube evropiane. Sipas “Transfermarkt”, francezi vlen 22 milionë euro.