Skuadra e Atalantas është në epërsi 2:0 ndaj Manchester Unitedit në ndeshjen që po zhvillohet në stadiumin “Old Trafford” dhe i takon xhiros së tretë të Grupit F të Ligës së Kampionëve.
Mario Pashalliq e zhbllokoi rezultatin për Atalantan në epërsi në minutën e 15-të me golin e shënuar nga afërsia, ndërsa epërsinë e dyfishoi mbrojtësi Merih Demiral që shënoi me kokë në minutën e 29-të.
Edhe në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Villarreali po avancon 2:0 në udhëtim ndaj Young Boysit. Yeremi Pino (6’) dhe Gerard Moreno (16’) kanë shënuar golat për ekipin nga La Liga.