Sport

Pushohet nga puna trajneri më i paguar i Universitetit Washington State pasi refuzoi të vaksinohej

 

Një trajner i futbollit amerikan në një kolegj në SHBA është pushuar nga puna për shkak se ka refuzuar të marrë vaksinën kundër COVID-19.

Universiteti Washington State ka shkarkuar trajnerin Nick Rolovich, që kishte pagën më të madhe nga të gjithë të punësuarit, dhe katër asistentët e tij, pasi dështuan të merrnin një vaksinë.