Sport

EHF-ja do ta hetojë ndeshjen Borci – Besa Famgas

 

Fyerjet ndaj shqiptarëve në ndeshjen Borci – Besa Famgas, të luajtur të dielën mbrëma në Banjallukë, nuk kanë kaluar pa u vërejtur nga Federata Evropiane e Hendbollit. EHF-ja ka njoftuar të hënën se do të bëj hetime për ndeshjen e parë të raundit të dytë të Kupës Evropiane në hendboll.

Gjatë ndeshjes në Banjallukë, tifozët vendas kanë bërë fyerje të ndryshme dhe të vazhdueshme ndaj shqiptarëve. Ndër të tjera janë bërë thirrje për vrasjen e shqiptarëve. “Federata Evropiane e Hendbollit do të nis një hetim për ndeshjen e së dielës mes RK Borac dhe KH Besa Famgas, që i takoi Kupës Evropiane. Gjatë ndeshjes, e cila u luajt pa ndonjë interferim, janë bërë disa thirrje raciste, abuzive dhe nënçmuese.