Sport

Gol në ndeshjen e 100-të në Hungari, Hasani tani shpreson të kthehet në Përfaqësuesen e Kosovës

 

Prishtinë, 17 tetor – Florent Hasani të shtunën arriti shifër jubilare të ndeshjen në kampionatin e Hungarisë në futboll. Ai luajti ndeshjen e 100-të në këtë kampionat mesatar evropian. Dhe ndeshjen jubilare e “festoi” me gol të shënuar.

24-vjeçari shënoi golin e fitores për Gyirmotin ndaj Paksit (2:1), në kuadër të javës së nëntë të kampionatit hungarez. Sulmuesi u aktivizua në pjesën e dytë. Ai është aktivizuar në nëntë ndeshjet e deritashme, por vetëm në një ka startuar. Ndërkohë realizoi golin e parë.