Sport

Salernitana shkarkon trajnerin

Vendi i fundit në tabelën e Serie A, Salernitana, e ka shkarkuar trajnerin Fabrizio Castori, pas vetëm një fitoreje në tetë ndeshje.

Njoftimi është bërë të dielën pasi Salernitana humbi 2:1 nga Spezia në ligën italiane.

Është trajneri i tretë i shkarkuar në Serie A këtë sezon pasi Igor Tudor e zëvendësoi Eusebio Di Francescon në Hellas Verona dhe Walter Mazzarri shkoi në vend të Leonardo Semplici në Cagliari.

Pasuesi i Castorit nuk është bërë i ditur.

Salernitana po luan në elitën e futbollit italian për herën e parë në më shumë se 20 vjet.

Castori e drejtoi ekipit kur skuadra doli e dyta në Serie B edicionin e kaluar dhe siguroi plasmanin në Serie A.