Sport

Milani mposht Veronën me përmbysje spektakolare

Milani ka marrë fitore të rëndësishme, duke mposhtur me përmbysjen spektakolare 3:2 Veronën në “San Siro”.

Rossonerët e gjetën veten në disavantazh prej dy golave pas pjesës së parë. Caprari në minutën e 7-të dhe Barak nga penalltia në të 24-n realizuan për mysafirët.

Por 45 minutëshi i dytë solli një Milan krejt tjetër, që arriti të përmbyste rezultatin.

Olivier Giroud (59’) ngushtoi epërsinë, para se Kessie (76’) të vendoste baraspeshën. Për golin e fitore “u përkujdes” Gunter (78’) i Veronës që realizoi në portën e gabuar.

Me këtë fitore, Milani merr primatin e Serie A me 22 pikë, një më shumë se Napoli që ka një ndeshje më pak. Verona me tetë pikë renditet e 13-ta.