Hendbollistet e Prishtinës janë mposhtur të shtunën në Pallatin e Sporteve në kryeqytet nga Vardari me rezultatin 39:35 në raundin e dytë të Kupës Evropiane.
Kryeqytetaset kanë zhvilluar një ndeshje të mirë duke pasur madje epërsi në këtë përballje.
Por, në fund përvoja dhe efikasiteti i hendbollisteve mysafire vendosi takimin.
Pjesa e parë ishte e barabartë dhe pas 18 minutave lojë rezultati ishte 10:10.
Nikoqiret arritën të shkëputeshin në epërsi prej tre golave falë aksioneve të shpejta për rezultatin 13:10.
Mirëpo, vendaset nuk arritën të mbanin ritmin duke bërë që pjesën e parë ta mbyllin me disavantazh prej një goli 16:15.
30-minutëshi i dytë filloi më mirë për hendbollistet mysafire. Me mbrojtje të fortë dhe sulme efikase arritën të krijonin epërsi deri në gjashtë gola 26:20.
Deri në fund ndeshja ishte interesante me prishtinaset që ngushtuan rezultatin në 39:35.
Lojtarja më e dalluar te Prishtina ishte Ivana Bojoviq me nëntë gola të shënuara derisa u dallua edhe Simone Keita me gjashtë sosh.
Te Vardari u veçua Angela Kostovikj me tetë gola.
Ndeshja e kthimit është pas një jave në Shkup.