Arsenali është në kërkim të një sulmuesi. Mediat angleze kanë bërë të ditur se drejtuesit e klubit janë duke e kërkuar zëvendësuesin e Alexandre Lacazettes.
Sulmuesi francez nuk ka pranuar vazhdimin e kontratës dhe do të largohet si futbollist i lirë në fund të sezonit.
Trajneri Mikel Arteta thuhet se është duke e kërkuar me ngulm sulmuesin e Evertonit, Domenic Clavert-Lewin.
Sulmuesi 24-vjeçar ka kontratë me Evertonin deri në vitin 2025.
Evertoni për ta liruar sulmuesin po kërkon rreth 100 milionë euro.