Sport

Malisheva mbetet pa një lojtar, Hoti ndëshkohet me të kuq

Mbrojtësi i Malishevës, Ardian Hoti, është ndëshkuar me karton të kuq pas ndërhyrjes në Altin Merlakun në minutën e 11-të.

Kapiteni i Dukagjinit ishte në rast për të dalë i vetëm përballë portierit kundërshtar, por sipas gjyqtarit kryesor, Shpëtim Murtezi, Hoti ndërhyri në mënyrë të palejuar.

Dukagjini – Malisheva është ndeshje e javës së nëntë në Superligë dhe po zhvillohet në stadiumin “18 Qershori” në Klinë.

Pas 15 minutave lojë, rezultati është i barabartë 0:0, njësoj si në dy ndeshjet tjera, Gjilani – Ballkani dhe Prishtina – Llapi.